Ndërlidhjet

Medvedev takon udhëheqësit italianë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev e filloi vizitën dy ditore në Itali me takimin me presidentin Gjorgjio Napolitano, kurse më pas me kryeministrin Silvio Berluskoni e inauguruan qendrën kulturore italo-ruse në muzeun e Romës.

Berluskoni, i cili po përballet me akuza për krim seksual, i tha Medvedevit se dëshiron të diskutojë mbi gjendjen në Afrikën Veriore.

Pritet që Medvedev dhe Berluskoni të bisedojnë edhe mbi projektet e përbashkëta në sektorin e energjetikës.

Të enjten, Medvedeev do të të takohet me Papa Benediktin XVI.
XS
SM
MD
LG