Ndërlidhjet

Jemeni në ditën e shtatë të protestave



Në ditën e shtatë me rradhë të protestave në Jemen forcat e sigurisë dhe mbështetësit e presidentit janë përleshur me protestuesit anti-qeveritarë.

Përveç kryeqytetit Sana, trazira të ngjashme ka pasur dhe në qytete të tjera të Jemenit, përfshi qytetin port të Adenit. Rreth 20 veta raportohen të plagosur. Në Aden të mërkurën është raportuar për një të vrarë, që shënon dhe viktimën e parë të konfirmuar në protestat në Jemen.

Protestuesit kërkojnë fundin e pushtetit 32 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh.
XS
SM
MD
LG