Ndërlidhjet

Egjiptianët mbajnë "Marshin e Fitores"



Egjiptianët planifikojnë të mbajnë gjatë ditës në Kajro "Marshin e Fitores" për të festuar rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash popullore.

Jeta në Egjipt nuk i është kthyer ende normalitetit edhe një javë për përfundimit të protestave. Tanket shihen ende në rrugë, bankat janë të mbyllura, një pjesë e punëtorëve janë ende në grevë dhe vazhdon ndërprerja e mësimit.

Këshilli Suprem ushtarak, që ka marrë drejtimin e vendit, është nën presion për lirimin e të burgosurve politikë, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
XS
SM
MD
LG