Ndërlidhjet

Obama: Miqësia SHBA-Kosovë do forcohet



Tre vjetori i pavarësisë së Kosovës është kohë reflektimi "rreth betejës së gjatë të Kosovës për pavarësi" e njëherësh "duhet të shikojmë drejt të ardhmes për më shumë përparim dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës", shkruhet në urimin e presidentit Obama.

"Në Amerikë, ata që i kanë rrënjët apo të afërmit në Kosovë mund të jenë krenar për përparimin e jashtëzakonshëm të bërë në tre vitet e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia mes kombeve tona do të forcohet në vitet në vazhdim", përfundon mesazhi i Obamas.
XS
SM
MD
LG