Ndërlidhjet

Sanino: Kosova e Serbia, bashkëpunuese për dialogun



"Ne mirëpresim punën me qeverinë e Kosovës në realizimin e ambicieve evropiane të Kosovës. Agjenda e BE-së është një agjendë e reformave të thukëta. Sipas përvojës tonë edhe pse këto reforma janë të vështira, ato sjellin stabilitet dhe prosperitet”, ka thënë Stefano Sanino, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim.

Këto komente Sanino i bëri mëngjesin e sotëm me rastin e përfundimit të vizitës në Kosovë.

Sanino po ashtu theksoi se Bashkimi Evropian pret angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ardhshëm në mënyrë pragmatike dhe me frymë bashkëpunuese.
XS
SM
MD
LG