Më 11mars, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë i anëtarëve të CEFTA-s, nën kryesimin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kosova presidencën e CEFTA-s e ka marrë nga janari i këtij viti, ndërsa takimi i 11 marsit do të jetë aktiviteti i parë në kuadër të kësaj presidence.
Ende nuk është e qartë nëse kryesimin e këtij institucioni do ta bëjë Kosova vetë apo së bashku me UNMIK-un. Në web-faqen e CEFTA-s thuhet UNMIK/Kosovo.
Vitin e kaluar CEFTA është kryesuar nga Serbia.