Ndërlidhjet

Jemen: Dy të vrarë në protestat



Dy demonstrantë e kanë humbur jetën në protestat antiqeveritare në Jemen, të cilat sot hynë në ditën e tetë.

Një protestues u qëllua për vdekje teksa policia përpiqej të shpërndajë turrmën në qytetin jugor Aden.

Një tjetër protestues u vra dhe disa u plagosën nga një granatë dore që u hodh nga një makinë në qytetin Taiz, në jug të kryeqytetit Sana.

Protestuesit kërkojnë që presidenti Ali Abdullah Saleh t'i japë fund sundimit 32 vjeçar.
XS
SM
MD
LG