Ndërlidhjet

Këmbimorja afgane në 'listën e zezë' amerikane



Departamenti i Thesarit në SHBA e ka vënë në listën e zezë një këmbimore në Afganistan, duke thënë se ajo shpërlan para për organizatat që trafikojnë narkotikë.

Departamenti tha se këmbimorja në Kabul u vu në listën e zezë bashkë me 15 individë dhe entitete tjera.

Hapi ua ndalon shtetasve amerikanë të bëjnë transakcione me kompaninë, dhe synon t'i ngrijë të gjitha asetetet që ajo mund t'i ketë nën jurisdikcionin e Shteteve të Bashkuara.

Departamenti tha se rrjeti "New Ansari" ka shpërlarë para nga heroina, opiumi dhe morfina, të cilat janë tregtuar nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG