Ndërlidhjet

Vazhdojnë trazirat në Libi


Në Libi kanë vazhduar trazirat. Protestuesit janë përleshur me forcat e sigurisë për kontrollin e Al Baidas – qytet në verilindje të Bengazit.

Autoritetet spitalore kanë bërë të ditur se 23 protestues kanë humbur jetën në dy ditët e fundit, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Trazirat kanë vënë nën presion të paparë ndonjëherë Muamer Gadafin, i cili sundon Libinë që nga viti 1969.
XS
SM
MD
LG