Ndërlidhjet

BE: Dialogu në Bahrein të nisë menjëherë


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se dialogu politik, i premtuar nga mbreti i Bahreinit, duhet të nisë menjëherë.

“Jam shumë e shqetësuar nga raportet e reja lidhur me përdorimin e dhunës në Bahrein dhe më vjen shumë keq për jetët e humbura. Përsëris thirrjen time për të gjitha palët që të ushtrojnë përmbajtje dhe qetësi, në mënyrë që të shmangen viktimat e mëtejshme dhe dhuna”, ka thënë Eshton.

“U bëj thirrje autoriteteve të Bahreinit të respektojnë të drejtat themelore të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për t’u tubuar”, ka thënë kryediplomatja evropiane, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG