Ndërlidhjet

G20 arrin marrëveshje për indikatorët ekonomikë


Vendet e G20-ës kanë arritur marrëveshje kompromisi për atë se çfarë indikatorësh mund të përdoren për të matur dhe luftuar pabarazitë ekonomike në qendër të krizës globale.

Ministrja franceze e Ekonomisë, Kristinë Legard, e cila kryesoi negociatat e sotme në Paris, tha se bisedimet ishin “të hapura dhe nganjëherë të tensionuara”. Legard tha se është rënë dakord për përdorimin e borxhit dhe deficiteve, kursimeve dhe investimeve.

Ministrat e vendeve të G20-ës, të cilat së bashku përbëjnë 85 për qind të prodhimit ekonomik në botë, u takuan për të diskutuar treguesit në fjalë, në përpjekje për të shmangur përsëritjen e krizës financiare globale të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG