Ndërlidhjet

Vestervelle falënderon Iranin


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, ka udhëtuar për në Iran, pas lirimit të dy gazetarëve gjermanë nga Teherani zyrtar.

Vestervelle ka falënderuar homologun Ali Akbar Salehi “për angazhimin e tij në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”.

Të shtunën, dy reporterët gjermanë u liruan, pasi drejtësia iraniane hodhi poshtë dënimin e tyre me 20 muaj heqje lirie. Në këmbim të dënimit, ata u detyruan të paguajnë gjobën prej 50 mijë dollarësh.

Dy gazetarët ishin arrestuar në tetorin e kaluar, pasi kishin intervistuar djalin e Sakineh Ashtianit – gruas së dënuar për tradhti bashkëshortore.
XS
SM
MD
LG