Ndërlidhjet

Berisha: Të mos harrohet 20 shkurti


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar 20 Shkurtin si “ditën e përmbysjes së regjimit komunist dhe si ditën e kujtesës së martirëve të atij regjimi”.

“Jemi mbledhur sot të festojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme. 20 vjet më parë, studentët do të ngujoheshin në grevë urie për heqjen e regjimit të Enver Hoxhës që solli skllavëri dhe vdekje. Për mijëra qytetarët që përmbysën diktaturën shkon nderimi më i madh. 20 shkurti të jetë dita e kujtesës së viktimave komuniste”, tha Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në koncertin-miting në Tiranë.

Mes tjerash, Berisha sulmoi sërish opozitën duke e rikujtuar, siç tha ai, se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë.
XS
SM
MD
LG