Ndërlidhjet

Karzai akuzon NATO-n për vrasjen e civilëve


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka akuzuar trupat e NATO-s për vrasjen e më shumë se 50 civilëve gjatë operacioneve luftarake në lindje të Afganistanit.

Deklarata e Karzait pason pohimet e guvernatorit të provincës Kunar, se forcat e aleancës kanë vrarë 63 persona, shumica nga ta gra dhe fëmijë.

NATO-ja është zotuar se do t’i hetojë akuzat e zyrtarëve afganë.
XS
SM
MD
LG