Ndërlidhjet

Irak: Nga shpërthimi vetëvrasës – 10 të vrarë


Policia dhe zyrtarët mjekësorë thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë, kundër një ndërtese të policisë në pjesën veriore të Irakut, sot janë vrarë së paku 10 vetë dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Shumica e të vrarëve nga ky sulm në qytetin Samarra, që është 100 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, janë policë.

Para nëntë ditësh, një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij, duke vrarë së paku 48 vetë dhe plagosur më se 80 të tjerë. Cak i këtij sulmi kishin qenë pelegrinët shiitë.
XS
SM
MD
LG