Ndërlidhjet

MPJ: Kosovarët në Libi janë në gjendje të mirë



Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se në Libi gjenden rreth 40 kosovarë, kryesisht studentë, dhe janë në gjendje të mirë.

“Në Bengazi të gjithë shtetasit e Kosovës, janë tubuar në familje libiane dhe në kushte të lëvizjes së vështirësuar janë mirë. Për shkak të gjendjes, të gjitha shtetet po hasin në vështirësi për evakuimin e shtetasve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Ministria njoftoi se ka autorizuar ambasadat e Kosovës në Evropë dhe ambasadën në Turqi që të nisin me procesin e evakuimit të shtetasve të Kosovës nëpërmjet rrugëve ajrore dhe detare.
XS
SM
MD
LG