Ndërlidhjet

Protesta masive në Bahrein


Dhjetëra-mijëra përkrahës të opozitës shiite në Bahrein kanë vërshuar rrugët e Manamas, duke bërë thirrje për largimin e qeverisë.

Tubimi më i madh opozitar që nga shpërthimi i protestave vjen me gjithë urdhrin e mbretit për lirimin e të burgosurve politikë.

Bahareini ka popullsi shumicë shiite, por sundohet nga një monarki sunite. Ai është aleat strategjik i SHBA-ve dhe bazë e Njësisë së pestë të marinës amerikane.
XS
SM
MD
LG