Ndërlidhjet

Vriten katër amerikanët e rrëmbyer


Katër amerikanët e rrëmbyer nga piratët somalezë në brigjet e Omanit, janë vrarë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se negociatat ndërmjet marinës amerikane dhe piratëve ishin në zhvillim e sipër kur forcat e SHBA-ve kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri në anije.

Ata kanë reaguar duke vrarë dy piratë dhe arrestuar 13 të tjerë.

Piratët kanë shtuar sulmet në brigjet e Afrikës Lindore përkundër luftanijeve ndërkombëtare për parandalimin e tyre.
XS
SM
MD
LG