Ndërlidhjet

Keri: Kompanitë e naftës të ndalojnë operimin në Libi


Senatori amerikan, Xhon Keri, u ka bërë thirrje të gjitha kompanive amerikane dhe ndërkombëtare të naftës të ndërprejnë operimin në Libi. Kjo e fundit është përfshirë nga trazirat politike që kanë rezultuar me shtypje të dhunshme të protestuesve.

“Kompanitë duhet të ndërprejnë punën derisa të ndalojë dhuna kundër civilëve”, ka thënë Keri, që është kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

“Administrata Obama gjithashtu duhet të marrë parasysh rivendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, të cilat u hoqën gjatë administratës së presidentit Bush”, ka thënë Keri.
XS
SM
MD
LG