Ndërlidhjet

SHBA: Imigranti irakian u dënua për “vrasje të nderit”


Imigranti irakian, Faleh Hasan Almaleki, është dënuar nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të vrasjes së vajzës së tij, që nga prokurorët është përshkruar si “vrasje e nderit”.

Ai ballafaqohet me burgim prej 17 e deri në 44 vjet.

Prokurorët thanë se Almaleki, 50 vjeçar, e kishte ndjekur vajzën e tij 20 vjeçare në Feniks të Arizonës, në muajin tetor të vitit 2009, pasi ajo ishte bërë shumë perëndimore.

Vajza 20 vjeçare Nor, e kishte refuzuar martesën pa vullnetin e saj, kishte shkuar në kolegj dhe kishte jetuar me të dashurin e saj.

Almaleki kishte imigruar me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në mes të viteve të 90-ta.

Pas vrasjes së vajzës, ai ishte larguar në Mekiskë, e pastaj në Britani, ku ishte arrestuar dhe dorëzuar në Shtetet e Bashkuara, për tu ballafaquar me procesin gjyqësor.
XS
SM
MD
LG