Ndërlidhjet

Ahmadinexhad dënon dhunën në Libi


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka dënuar vrasjet në Libi dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të respektojnë vullnetin e popullit.

“Udhëheqësit duhet t’i lejojnë popullit të shprehë dëshirat dhe lirinë, vendimmarrjen për të ardhmen, bujarinë dhe respektin. Këto janë të drejtat e një kombi. Kushdo që pretendon të jetë përkrahës i kombit, duhet të jetë bashkëpunues dhe jo të kundërshtojë vullnetin e tij”, ka thënë Ahmadinexhad.

Duke folur në televizionin shtetëror, Ahmadinexhad parashikoi trazira eventuale në Evropë dhe Amerikë, duke thënë se kërkesat e popullit për ndryshime do t’iu japin fund “fuqive arrogante”.

Vetë Irani ka shtypur në mënyrë të dhunshme protestat kundër rizgjedhjes së Ahmadinexhadit në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG