Ndërlidhjet

Krimi i organizuar, kërcënimi më i madh për gazetarët



Grupi "Reporterët Pa Kufij" tha se mafiat dhe kartelet e organizuara kriminale përbëjnë kërcënimin më të madh për lirinë e mediave dhe i kanë zëvendësuar regjimet diktatoriale si "burimi më i rrezikshëm për sigurinë fizike të gazetarëve".

Në raportin më të ri, grupi thotë se 141 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë nga grupet e organizuara kriminale në periudhën 2000-2010.

Raporti e identifikon Meksikën si vendin më të rrezikshëm për gazetarët, ku 69 gazetarë janë vrarë prej vitit 2000, ndërsa 11 të tjerë janë zhdukur prej vitit 2003.
XS
SM
MD
LG