Ndërlidhjet

Londra vendos për ekstradimin e Asanzhit


Drejtësia britanike pritet të vendosë sot për ekstradimin e Xhulian Asanzhit në Suedi. Autoritetet suedeze akuzojnë themeluesin e WikiLeaksit për krime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Avokatët mbrojtës shprehin drojën se Asanzh nuk do të përballet me gjykim të drejtë në Stokholm dhe se mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Asanzh ka shkaktuar stuhi ndërkombëtare me publikimin e dokumenteve sekrete të SHBA-ve në WikiLeaks.
XS
SM
MD
LG