Ndërlidhjet

Rusia forcon ushtrinë


Rusia do të shpenzojë 600 miliardë dollarë për të blerë 600 avionë luftarakë, 100 anije ushtarke dhe 1,000 helikopterë deri në vitin 2020.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se ky hap paraqet një element kyç të reformave ushtarake që kanë për qëllim rioraganizimin e forcave të armatosura për t'iu bërë ballë kërkesave të luftës moderne.

Javën e kaluar, ministri i Financave, Aleksei Kudrin, tha se nga viti i ardhshëm, 1.5 për qind e bruto prodhimit të brendshëm do të shpenzohet për modernizimin e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG