Ndërlidhjet

Asanxh t'i dorëzohet Suedisë



Nuk ka asnjë pengesë ligjore që themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanxh, t'i dorëzohet autoriteteve suedeze, vendosi sot drejtësia britanike. Suedia e kërkon Asanxhen për akuza që lidhen me krime seksuale.

Urdhërarresti suedez është lëshuar duke respektuar të gjitha ligjet, deklaroi Gjykata e Londrës.

Asanxh, 39 vjeçar, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Avokatët e australianit pretendojnë se ai nuk do të ketë gjykim të drejtë në Suedi. Ata janë të shqetësuar edhe për mundësinë e dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane.

Kohë më parë WikiLeaks-i publikoi 300 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Xhulian Asanxh ka një javë kohë për të apeluar vendimin e sotëm.
XS
SM
MD
LG