Ndërlidhjet

Kuvendi i heq imunitetin Dritan Priftit



Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr imunitetin deputetit Dritan Prifti. Hapi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, e cila po e heton Priftin lidhur me akuzat për korrupsion.

119 deputetë votuan për heqjen e imunitetit dhe 3 kundër. Deputeti Prifti nuk ishte i pranishëm në sallë, por përmes një letre kishte shpjeguar arsyet e mungesës dhe mbështetjen për heqjen e imunitetit të deputetit.

Prifti kohë më parë publikoi një video, ku përmes një kamere të fshehtë kishte inçizuar një bisedë me Ilir Metën, ish zëvendëskryeministër i Shqipërisë, në të cilën ai dyshohet se ka folur për rryshfete prej qindra mijëra eurosh.

Pas videos Meta dha dorëheqjen dhe Kuvendi i ka hequr imunitetin duke i hapur rrugë hetimeve të Prokurorisë.
XS
SM
MD
LG