Ndërlidhjet

Steinberg dhe Kantrimen vizitojnë Tiranën



Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Steinberg arrin mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nesër do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës.

Zgjidhja e krizës politike që ka kapur vendin që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila u thellua pas protestave të 21 janarit, do jetë në qendër të takimeve, raportojnë mediat vendore.

Sot në Tiranë gjendet diplomati tjetër i lartë amerikan, Tomas Kantrimen, i cili po takohet me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto.
XS
SM
MD
LG