Ndërlidhjet

Platini kërcënon Serbinë e Kroacinë



Kreu i futbollit evropian, Mishel Platini, i ka tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Kroacisë se kombëtareve të këtyre vendeve mund t'iu ndalohet pjesëmarrja në ndeshjet e EURO 2012 nëse tifozët serbë e kroatë krijojnë sërish shqetësime në stadiume.

Platini është kërcënuar se në rast të vazhdimit të trazirave do t'iu ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare edhe ekipeve të klubeve.

Kërcënimet e kreut të UEFA-s u bënë gjatë takimeve të tij në Beograd e Zagreb me presidentët e të dy vendeve, Tadiç dhe Josipoviç.
XS
SM
MD
LG