Ndërlidhjet

113 të vdekur e 200 të zhdukur nga tërmeti në Zelandën e Re



Autoritetet në Zelandën e Re kanë pranuar se ka pak gjasa që punonjësit e shpëtimit të gjejnë të mbijetuar të tjerë në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Burimet zyrtare raportojnë se i mbijetuari i fundit është gjetur të mërkurën.

Aktualisht, numri zyrtar i viktimave nga tërmeti që goditi qytetin e Krisçërçit ka arritur në 113.

Mbi 200 njerëz llogariten si të zhdukur nga tërmeti, përfshi dhe shumë studentë të huaj nga Japonia, Kina dhe nga vende të tjera aziatike.
XS
SM
MD
LG