Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Aleancës për të diskutuar gjendjen në Libi.
Para takimit që pritet të mbahet pasditen e së premtes, Rasmusen do të takohet me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së për të diskutuar pasojat e krizës libiane dhe mundësitë e kufizimit të ndikimit negativ.
Rasmusen theksoi se përparësi duhet t'i jepet evakuimit dhe dhënies së ndihmës humanitare.