Ndërlidhjet

Stainberg u takua me Topin



Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stainberg, është takuar paraditen e sotme me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi.

Stainberg gjendet në Tiranë në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë pas protestës së 21 janarit. Në takimin me Topin ai shoqërohej nga zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen dhe nga diplomati i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Stainberg do të takohet dhe me kryeministrin Berisha e kreun e opozitës Rama.
XS
SM
MD
LG