Ndërlidhjet

Protesta në Irak



Qeveria ka vendosur ndalim qarkullimi për makinat në Bagdad për shkak të protestave antiqeveritare të paralajmëruara.

Kryeministri Nuri al Maliki ka bërë thirrje për mospjesëmarrje pasi sipas tij protesta ishte organizuar nga mbështetësit e Sadam Huseinit dhe Al Kaida. Edhe udhëheqësit shiitë kanë kërkuar nga mbështetësit e tyre që të mos marrin pjesë.

Protestat janë të paralajmëruara në të gjithë Irakun dhe në lajmerimet në Facebook protesta e sotme cilësohet si "Dita e zemërimit".
XS
SM
MD
LG