Ndërlidhjet

Stainberg u takua me Topin, Berishën e Ramën



Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stainberg, është takuar paraditen e sotme me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryeprokuroren Ina Rama dhe shefin e opozitës, Edi Rama.

Gjatë takimeve ai shoqërohej nga zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen.

Në mesditë ai do të jape një konferencë shtypi në aeroportin Nënë Tereza.

Stainberg gjendet në Tiranë në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë pas protestës së 21 janarit.
XS
SM
MD
LG