Ndërlidhjet

Iraku kaplohet nga 'Dita e Zemërimit'



Mijëra njerëz kanë dalur në rrugët e kryeqytetit Bagdad dhe qyteteve tjera të Irakut në protestat antiqeveritare të përshkruara nga organizatorët si "Dita e Zemërimit".

Protestuesit kërkojnë reforma ekonomike, shërbime më mira sociale, më shumë mundësi për punë dhe dhënie fund të korrupcionit.

Masat e sigurisë në Bagdad janë ashpërsuar, ndërsa forcat qeveritare janë vendosur në rrugët kryesore.

Raportohet se të paktën pesë njerëz janë vrarë në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin jugor Mosul dhe qytetin verior Hauixha.

Protestat e sotme kryesisht janë organizuar përmes rrjetit social Facebook.
XS
SM
MD
LG