NATO ka ofruar që të koordinojë me Bashkimin Evropian operacionet e evakuimit të mijëra shtetasve të huaj që kanë mbetur në Libi.
Kriza libiane ishte arsyeja që sekretari i përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, thirri mbledhje të jashtëzakonshme.
Rasmusen ka njoftuar se ajo që po ndodh në Libi është "shumë brengosëse", dhe se NATO-ja mund t'i udhëheqë të gjitha operacionet e vendeve anëtare nëse ato përcaktohen për ndërhyrje në këtë vend.
Ai i bëri këto komente para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në qytetin Godolo afër Budapestit.