Ndërlidhjet

Kairo: Përkujtohet fillimi i protestave



Mijëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin Tahrir në Kairo, ku ishte epiqendra e protestave që përmbysi ish presidentin Hosni Mubarak.

Demonstrantët u tubuan për të shënuar muajin që nga fillimi i protestave, të cilat detyruan Mubarakun të tërhiqet nga posti pas 30 vjet në pushtet.

Qëllimi i tubimit gjithashtu ishte që t'u bëhet thirrje autoriteteve të ushtrisë që ta pastrojnë kabinetin nga ministrat, të cilën ishin në pushtet në kohën e Mubarakut.

Mbëmë autoritetet ushtarake njoftuan se "nuk do të ketë kthim në të kaluarën".
XS
SM
MD
LG