Ndërlidhjet

Protesta në Tunizi, Jemen, Bahrein dhe Jordani



Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalur në rrugët e Tunizisë, Jemenit, Bahreinit dhe Jordanisë për të kërkuar reforma politike.

Në kryeqytetin e Jemenit Sana dhe qytetin jugor Aden, dhjetëra mijë demonstrues kërkuan të largohet presidenti Al Abdullah Saleh. Në këtë vend deri tash në përleshjet janë vrarë 15 njerëz dhe dhjetra janë plagosur.

Në Tunis, protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë kalimtare të kryeministrit Mohamed Ganushi.

Në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, fushata kundër regjimit hyrë në ditën e 12-të me një tubim masovik për të nderuar viktimën e shtatë nga dhuna e policisë.

Në Aman të Jordanisë, mijëra aktivistë të opozitës gjithashtu u bënë thirrje autoriteteve të lejojnë më shumë të drejta politike, dhe ta denoncojnë dhunën e javës së kaluar ku u lënduan tetë njerëz.
XS
SM
MD
LG