Ndërlidhjet

Steinberg: Politika të mos ndërhyjë në prokurori



Zv/Sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Stainberg, tha se prokuroria duhet të mbetet larg ndërhyrjeve politike lidhur me hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues.

Ai u takua në Tiranë me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryeprokuroren Ina Rama dhe shefin e opozitës, Edi Rama.

Stainberg gjendet në Tiranë në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike që përfshiu Shqipërinë pas protestës së 21 janarit.
XS
SM
MD
LG