Ndërlidhjet

Ambasadorët e braktisin Gadafin



Ambasadori i Libisë në Lisbonë, i ka kthyer shpinën regjimit të Moamer Gadafit, duke e quajtur atë "fashist, tiran dhe të padrejtë".

Në një deklaratë që e transmeton AFP-ja, ambasadori libian në Portugali gjithashtu i ka bërë thirrje Gadafit që të japë dorëheqje.

Po sot, zëvendës ambasadori i Libisë në Kombet e Bashkuara, Ibrahim Dabashi, ka deklaruar se mijëra njerëz mund të jenë vrarë në trazirat në vendin e tij.

Dabashi i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të veprojë menjëherë duke i vendosur sanksione Gadafit dhe udhëheqësve tjerë libianë.
XS
SM
MD
LG