Ndërlidhjet

Sauditët kërkojnë realizimin e reformave


Mbi 100 intelektualë dhe aktivistë sauditë i kanë bërë thirrje Mbretit Abdullah të miratojë reforma të thella në vend, duke përfshirë ngritjen e një monarkie kushtetuese.

Në deklaratën e publikuar në Internet, aktivistët thonë se Arabia Saudite është e mbushur me nepotizëm e korrupsion dhe se mungesa e progresit në reformat e premtuara ka acaruar përçarjet në vend.

Në anën tjetër, Mbreti Abdullah ka urdhëruar sot që punëtorëve të sektorit të qeverisë, të pajisur me kontrata të përkohshme, t’iu jepen kontratat e përhershme.

Javën e kaluar, Abdullah ndau afro 36 miliardë dollarë përfitime ekonomike për sauditët me të ardhura të ulëta.
XS
SM
MD
LG