Ndërlidhjet

Stefanoviq: Së shpejti informatat për fillimin e bisedimeve



Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se pret që së shpejti të fillojnë bisedimet me palën kosovare, dhe se Beogradi është i gatshëm për këto bisedime.

Stefanoviq tha se temat e rendit të ditës së këtyre bisedimeve janë në formim e sipër, dhe se kështu do të jetë deri në fillimin e bisedimeve.

"Rezultati do të jetë i atillë që në në afatin më të shkurtër të fillojmë t'i zgjidhim problemet më të mëdha. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ne në Beograd i shohim ata normalisht si qytetarë tanë", ka thënë Stefanoviq në një tryezë të rrumbullakët në Beograd.
XS
SM
MD
LG