Ndërlidhjet

Gadafi e akuzon Perëndimin se e ka braktisur



Udhëheqësi i Libisë, Moamer Gadafi, i cili po përballet me kryengritje popullore, i ka akuzuar vendet e Perëndimit se e kanë braktisur qeverinë e tij në luftën kundër "terrorizmit".

"Jam i habitur sepse ne kemi një aleancë me Perëndimin për të luftuar Al Kaidën, dhe tash kur ne po i luftojmë terroristët, ata na kanë braktiszr", ka thënë Gadafi në një intervistë për televizionin ABC.

"Ndoshta ata duan ta pushtojnë Libinë", ka shtuar ai.

Gadafi e ka quajtur presidentin amerikan Barak Obama "njeri të mirë", por tha se duket se ai është keqinformuar mbi situatën në Libi.

XS
SM
MD
LG