Ndërlidhjet

Gadafi ka humbur kontaktin me realitetin



Komentet e udhëheqësit libian, Muamar Gadafi në mediat e huaja tregojnë se ai e ka humbur kontaktin me realitetin, deklaroi ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs.

Gadafi deklaroi se libianët e duan dhe se nuk ka luftime në rrugë. Rajs pohoi se Shtetet e Bashkuara po kontaktonin me grupet opozitare në Libi.

Komentet e diplomates amerikane vijnë në kohën kur SHBA-të kanë zhvendosur në afërsi të Libisë anije dhe aeroplanë luftarakë si dhe kanë bllokuar pasuri në vlerë prej 30 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG