Ndërlidhjet

KMLDNJ: Presioni mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës



Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut shpreh shqetësimin mbi tendencën për të bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në kohën kur kërkohet pavarësia e gjyqësorit.

Një tendencë e tillë posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftim.

Këshilli thotë se deklarata e fundit të shefit të ICO-së, Piter Faith, se "nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së Presidentit” është presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese dhe paragjykim i vendimit qe duhet ta marrë kjo gjykatë.

KMDLNj konstaton se duke u deklaruar publikisht në këtë çështje mjaft të ndjeshme tentohet të bëhet presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
XS
SM
MD
LG