Ndërlidhjet

Tunizia legalizon lëvizjen Islamiste



Lëvizja Islamiste Enahda në Tunizi është legalizuar 30 vjet pas formimit dhe tash mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja e moderuar, e ndaluar nga regjimi i Zine el Abidine Ben Ali, i cili u përmbys në janar, u themelua në vitin 1981 nga intelektualët e frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane.

Lideri i lëvizjes, Rashid Ganuçi u kthye në Tunizi në janar pas 20 vjet mërgimi në Londër.

Po sot, dy ministra, ai i edukimit dhe i kërkimeve shkencore, e braktisën qeverinë pas largimit të kryeministrit që pasoi protestat kundër qeverisë kalimtare.
XS
SM
MD
LG