Ndërlidhjet

Forcat e sigurisë përleshen me protestuesit në Teheran



Forcat e sigurisë të Iranit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe janë përleshur me mbështetësit e opozitës në Teheran.

Raportohet se policia përdori gaz lotsjellës për t'i penguar demonstrantët që të dalin në rrugët kryesore, ndërsa një numër protestuesish janë arrestuar.

Më herët, ithtarët e opozitës thanë se planifikonin të marshojnë në kryeqytet për të kërkuar lirimin e figurave opozitare Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët i nxitën protestat kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor, 2009.

Zyrtarët mohuan se Musavi dhe Karubi janë burgosur në Teheran, por nuk konfirmuan se ku ndodhen.

Musavi dhe Karubi kanë qëndruar në arrest shtëpiak që kur bënë thirrje për një tubim në 14 shkurt në përkrahje të kryengritjeve në vendet arabe.

Familjet e tyre dhe ueb-faqet e opozitës thanë se ata janë arrestuar të enjten, dhe janë transferuar në një burg afër Teheranit.
XS
SM
MD
LG