Ndërlidhjet

Klinton: Përgatitje për ndërhyrje humanitare në Libi



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se forcat e armatosura janë të gatshme të mbështesin ndërhyrjen humanitare në Libi.

"Por, as opsionet tjera nuk përjashtohen përderisa qeveria libiane do t'i mbajë armët e drejtuara kah populli i vet", tha Klinton në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ajo theksoi se në vitet e ardhshme, Libia mund të bëhet shtet demokratik apo të zhytet në luftë të gjatë civile, e cila mund të shkaktojë kaos.

"Kemi filluar me aleatët tanë në NATO dhe në Pentagon t'i planifikojmë me kujdes hapat e nevojshëm në rast të një krize humanitare apo për arsye tjera. Një nga ato është edhe zona e ndalim-fluturimeve", tha Klinton.

XS
SM
MD
LG