Ndërlidhjet

Rusia dhe Japonia bisedojnë për ishujt Kurile


Zyrtarë të lartë nga Japonia dhe Rusia janë takuar sot në Tokio, në kohën e acarimit të marrëdhënieve midis dy vendeve lidhur me ujdhesat e kontestuara Kurile.

Takimi vjen pas deklaratave të Rusisë se planifikon të vendosë armatim shtesë dhe mbrojtje nga ajri për ishujt.

Katër ujdhesat, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Kontestimi ka pernguar dy vendet të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, që zyrtarisht do t’i jepte fund luftës.
XS
SM
MD
LG