Ndërlidhjet

Fshatarët afganë protestojnë ndaj vrasjes së fëmijëve



Qindra fshatarë afganë kanë protestuar ndaj vrasjes së nëntë fëmijëve nga një sulm ajror i NATO-s. Incidenti ndodhi në provincën Kunar.

Protestuesit hidhnin parrulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë afgane derisa ishin nisur në drejtim të vendit të sulmit.

Autoritetet vendore pohuan se fëmijët ishin të moshës shtatë deri në nëntë vjeçare dhe po mblidhnin dru zjarri në mal kur u vranë nga sulmi i NATO-s.

Presidenti Hamid Karzai bëri thirrje që t'i jepen fund vrasjeve të paqëllimshme të civilëve.
XS
SM
MD
LG