Ndërlidhjet

Akuza të reja ushtarit që i dha dokumentat WikiLeaks-it



Armata e Shteteve të Bashkuara ka ngritur 22 aktpadi tjera kundër ushtarit, i cili dyshohet se ka nxjerrë qindra dokumenta sekretë të qeverisë amerikane, të cilat më vonë u publikuan nga WikiLeaks.

Akuzat e reja për ushtarin Bredli Maning, përfshijnë mes tjerash nxjerrje të informatave të klasifikuara, shkarkim ilegal dhe transmetim i të dhënave në publik, në atë që ushtria e përshkroi si veprime që u ndihmojnë "armiqve" të SHBA-ve.

Nëse shpallet fajtor, 23 vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG